.

Protesta opozitës/ Vjen reagimi i parë i Ramës, ja pse falenderon demokratët

Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës së bashkuar, ka ardhur reagimi i parë nga kryeministri Rama.

Me anë të një postimi në facebook ai ka falenderuar të gjithë ata demokratë që nuk u bënë pjesë e protestës së ‘babales’ ashtu sikurse e cilëson ai.

Postimi i Ramës:

Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë