.

Protesta opozitës/ Protestuesit përplasen me policinë, tentojnë të çajnë kordonin

Protestuesit pjesë e protestës kombëtare e thërritur nga Partia Demokratike, janë përplasur me punonjësit e policisë.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë vendosur në mbrojtje të godinës së kryeministrisë.

Në drejtim të kryeministrisë janë hedhur tymues flakadanë të shumtë si edhe vezë, duke përsëritur thirrjet për largimin e qeverisë.

Më pas protestuesit pas disa thirrjeve të z. Basha dhe disa zyrtarëve demokratë që të mos përplasen me policinë dhe të mos mësyjnë godinën e kryeministrisë, janë tërhequr dhe kanë ndjekur marshimin e opozitës së bashkuar drejt sheshit ‘Skënderbej’.