.

Përplasja fizike poshtë zyrës së Xhafajt/ Basha tërheq protestuesit (VIDEO)

Pas tensionimit të situatës pranë zyrës së Xhafajt dhe përplasjeve fizike mes protestuesve dhe policisë, kreu demokrat Lulzim Basha vendosi të vijë personalisht pranë protestuesve që ndodheshin te ministria dhe t’i tërheqë dhe qetësojë ata.

Protestuesit pas mbërritjes së kreut të PD-së Basha, i cili nuk ka folur asnjë fjalë, por vetëm ka mbledhur protestuesit pas tij me lëvizje dore.

Më në fund protestuesit janë larguar nga Ministria e Brendshme dhe kanëë ndjekur nga pas kryetarin e PD-së, Lulzim Basha drejt selisë blu.