.

Zëri i Agron Xhafajt në audiopërgjim?/ Materiali dërgohet në Itali për ekspertizë

Disa ditë pas publikimit të audiopërgjimit të vëllait të Xhafajt, materiali është dërguar për ekspertizë në Itali, pasi analiza shkencore e materialit do të kryhet në shtetin fqinj.

Ky audiopërgjim u publikua nga Partia Demokratike, tre zyrtarët e të cilës pretendojnë se audiopërgjimi implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

Kjo gjë është mohuar nga vetë Agron Xhafaj, i cili ka deklaruar se zëri në audio-përgjim nuk është i tij.

Do të jetë analiza shkencore, ajo që do të tregojë autenticitetin e materialit.