.

Vjedh të brendshme dhe rreh pronaren/ Shqiptarja çmendet në mes të tregut italian, ndalohet nga policia

Një 63-vjeçare shqiptare në Itali është ndaluar dhe më pas është hetuar në gjendje të lirë, pasi u bë protagonist në një ngjarje të shëmtuar në mes të tregut.

Shqiptarja akuzohet se vodhi të brendshme në një nga tezgat e tregut javor në Romano, e më pas, ka  dhunuar pronaren, duke e goditur me një shpullë fytyrës dhe më pas gërvishtur me thonj.

Pronarja e ka denoncuar dhe në vend ka ndërhyrë policia, e cila bëri ndalimin e gruas shqiptare.