.

Vdes disa ditë pas operacionit 63-vjeçari nga Korça, polici nis hetimin ndaj mjekut të QSUT

Një 63-vjeçar nga Korça ka humbur jetën disa ditë pasi i është nënshtruar një operacioni në QSUT.

63-vjeçari ka ndërruar jetë në banesën e tij në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Policia ka njoftuar se ka nisur hetimi në gjendje të lire ndaj mjekut të QSUT.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.05.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

E.Ç, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë QSUT-Tiranë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e sotme, rreth orës 08:20 në banesën e tij në lagjen nr 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi K.R, 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, nga mjeku i lartpërmendur, për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Nga kqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.