.

“Të bësh para duke u ankuar”, 39 vjeçari habit me historinë e tij: Ja çfarë më ndihmoi në këtë mision

Ndoshta mund të duket e çuditshme, por një 39 vjeçar gjeti një taktikë që e ndihmoi të fitonte para pa lodhje, vetëm duke u ankuar.
Për shkak të axhendës së ngjeshur, shumica e njerëzve zgjedhin të hanë vaktin e tyre në restorante. Ndonëse ky stil jetese mund të jetë pak i shtrenjtë, Chris Owen i cili e urren majonezin në ushqim, tregon se ky produkt e ka ndihmuar disi.
Ai tregon se ka fituar 90 paund në muaj pasi ankohej sa herë që në ushqimin e tij kuzhinierët shtonin majonez.
Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun, tha se gjithmonë i tregon stafit kur ka një problem me ushqimin e tij dhe zakonisht përfiton një pjatë falas pse zbritje në faturën e tij.
“Mendojnë se e bëjnë ushqimin më të mirë, por në të vërtetë nuk ndodh kështu”, tregon ai duke shtuar se majonezi në vendin e tij është shumë i përdorur sidomos në hamburger.

Ai është personi që ankohet më shumë në Britani për ushqimet dhe shërbimin, por për “The Sun” ai thotë se preferon të njihet si personi ideal i cili vëren gabimet dhe shërbimet e këqija në restorante.
Gjithashtu ai këshillon dhe të tjerët që të flasin nëse ka probleme me porositë.

I pyetur nga BBC ai tregoi se fillon rreth 1000 paund në vit pas ankesave që bën për përdorimin e majonezit dhe kërkesave specifike se si e do ushqimin.Ai ankohet edhe për elementë të tjerë që lidhen me shërbimin në restorant.Që kur nisi të ankohej ai tregon se ka bërë rreth 3000 paund/Hapur.al