.

Sillnin drogë nga Shqipëria/ Kapet banda në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë në Athinë kanë rënë në prangat e policisë, pasi një aksioni policor që goditi një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria.

Shqiptarët e arrestuar janë respektivisht të moshave 27 dhe 32-vjeç, ndërkohë që në prangat e policisë kanë rënë edhe dy grekë 36 dhe 41-vjeç.

Në finalizimin të operacionit, policia sekuestroi 53 kg e 200 gram marijuanë, 55 mijë euro dhe 6 celularë.

Nga hetimet e para rezulton se droga transportohej me makinë me qira nga 36-vjeçari grek ndërkohë që 32-vjeçari shqiptar ka qenë person në kërkim për trafik droge.