.

Roli që kishte në ngjarjet e 21 Janarit, shefi i Gardës që humbi jetën mbrëmë në aksident

Mbrëmjen e djeshme humbi jetën tragjikisht në një aksident, shefi i Njësisë Operacionale të Gardës Martin Nika.

Nika është përplasur nga shtetasi Albert Memia, 31-vjeç pranë kryeministrisë. Memia teksa ka qenë duke drejtuar makinën tip ‘Volksvagen Pasat’, sipas njoftimit të policisë me shpejtësi tej normave të lejuara, ka përplasur për vdekje shefin e Gardës Martin Nikën.

Sipas informacioneve paraprake mendohet se viktima sapo kishte kryer kontrollin e shërbimit të Gardës së Republikës. Ai ka qenë në këmbë kur është goditur dhe nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Por teksa rikthehemi në retrospektivë, kujtojmë që shefi i Njësisë Operacionale të Gardës, Martin Nika në protestën e 21 Janarit ka pasur pozicionin oficer dhe kishte për detyrë të mbronte pjesën jugore të kryeministrisë.

Këtë gjë asokohe e bëri me dije vetë komandanti i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës, Alfred AhmetCenaj gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Tiranës, ku u pyet lidhur me demostratën, ku humbën jetën 4 persona.

Cenaj gjatë dëshmisë së tij, ka përmendur shefin e Gardës, Martin Nika, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme tragjikisht si pasojë e një përplasjeje me makinë.

Në dëshminë e tij Cenaj tha:

Demonstruesit u kërkonin gardistëve t’i linin armët dhe të largoheshin. Edhe disa punonjës Garde të Njësisë Nr. 2 filluan të përdornin armët e zjarrit në ajër. Përreth 10-15 minuta turma u tërhoq. Kam thirrur oficerin Martin Nika, i cili kishte për detyrë të mbronte pjesën jugore dhe të ndërhynte me pajisje policore për zmbrapsjen e demonstruesve që ishin brenda gardhit. Vlerësova t’i zhvendosja nga ku ishin dhe t’iu vinin në ndihmë te porta nr. 1. Së bashki me oficer Sokol Sulën kemi dalë përballë protestuesve dhe arritëm t’i nxirrnin nga porta me force”/ hapur.al