.

Pas koncertit në Tiranë, reagon këngëtari grek: Edhe pse nën presion, kënduat me mua, ndaj sugjerimi që kam…

Këngëtari grek Notis Sfakianakis i cili performoi në “Pallatin e Kongreseve”, ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në konceritin e tij në një status në ‘Facebook’ dhe ka paralajmëruar se do të vijë sërish në Shqipëri.
Edhe pse disa këngëtarë shqiptarë bënë thirrje për bojkotim të koncertit të artistit grek duke pretenduar se ky i fundit ka ofenduar disa herë popullin tonë, Notis ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe ka thënë se koncerti i mbrëmshëm ishte përgjigja më e mirë për këdo që ishte kundra ardhjes së tij në Tiranë.
Ja çfarë shkruan ai në ‘Facebook’

“Kjo ishte përgjigja më e mirë që iu dha të gjithëve, i gjithë “Pallati i Kongreseve” ishte mbushur plot dhe këndonin të gjithë këngët, të gjitha biletat ishin prenotuar.

Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve, edhe pse nën presion, ishit në koncert dhe kënduat me mua. Ky ishte një vlerësim.

Dhe do të doja të bëja një sugjerim. Njerëzit nuk dëgjojnë këdo që flet nëpër media…

Faleminderit shumë!

Shpresoj që herët tjetër të jetë akoma më mirë, të argëtohemi dhe t’ia kalojmë shumë më bukur.

Faleminderit nga zemra”, ka shkruar Notis.