.

Një ditë para protestës Rama jep mesazhin për qytetarët: Kush do i shkojë pas Lulit, mos të thotë pastaj…

Një ditë para protestës, kryeministri Edi Rama ka reaguar në faqen e tij në Facebook ku shkruan se kush do të shkojë në protestë nesër ta dijë se kreu i PD Lulzim Basha, do t’i përdorë për një foto në lajmet e botës.
“Lulëzim Basha ju do për një foto në lajmet e botës: Shqipëria në protestë kundër ministrit të brendshëm trafikant droge! Kush do i shkojë pas nesër ta dijë pse po del e mos thotë pastaj, “Ah, si nuk e dija që audiopergjimi ishte sajesë e esadistëve të rinj kundër çeljes së negociatave me BE!”, shkruan Rama.