.

Miqtë e nxjerrin zbuluar, moderatorja shqiptare në muajin e 4-rt të shtatzënisë

Ndonëse moderatorja shqiptare nuk e ka konfirmuar ende lajmin e shtatzënisë, miqtë e saj të Top Channel, Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli të ‘Pop Culture’, thonë se ajo është në muajin e katërt.
Jona Spahiu është vënë në qendër të medias prej kohësh dhe mesa duket fëmijën do ta sjellë në jetë në SHBA si disa nga personazhet e tjerë të njohur.
Jona dhe partneri i saj Frenkli pas disa vitesh lidhje kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë më 10 qershor. Ceremonia do jetë private dhe pa të ftuar VIP, kanë treguar moderatorët e ‘Pop Culture’.