.

Krichbaum i ashpër me Shqipërinë/ Del me deklaratë të fortë: Jam kundër hapjes së negociatave!

Në fund të qershorit, krerët e shteteve dhe qeverive do të vendosin nëse BE do të negociojë pranimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Merkel do të duhet të kërkojë konsensus. Por koalicioni i tyre është i ndarë në këtë temë, shkruan sot media gjermane welt.de.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane në Bundestag, Gunther Krichbaum (CDU), refuzon në mënyrë rigoroze të ketë bisedime pranimi me Shqipërinë.

Në këtë moment, unë jam qartësisht kundër fillimit të negociatave të pranimit me Shqipërinë”, tha Krichbaum për “Welt”.

Shqiperia na ka prezantuar reforma të shumta, por këto duhet të zbatohen plotësisht. Kjo vlen në veçanti për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë. Komisioni Europian, i cili pretendon për fillimin e negociatave për anëtarësim, është “nganjëherë shumë i besueshëm”, u ankua politikani i CDU, shkruan “Welt“./panorama