.

“Është në dorën tonë t’i largojmë”, një ditë para protestës, Berisha parashikon revoltë

Ndonëse eksponentë të PD kanë bërë thirrje për protestë për ditën e nesërme e cila sipas tyre do të jetë e qetë, Berisha pak orë para protestës ka bërë thirrje për revoltë.

“Neser me 26 maj Shqiperia ne revolte!!”, me këtë thirrje ish kryeministri ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e lajmëruar nga opozita, ku do të kërkohet dorëheqja e ministrit Fatmir Xhafaj pas publikimit të audiopërgjimit ku rezulton se vëllai i tij Agroni është i implikuar në trafik droge.

“Është në dorën tonë t’i largojmë”, shkruhet në videon e publikuar nga Sali Berisha në faqen e tij në ‘Facebook’.

Neser me 26 maj Shqiperia ne revolte!! sb

Publiée par Sali Berisha sur Vendredi 25 mai 2018