.

“Dëgjova djallin që qeshte me mua”, i varur prej kohësh nga droga dhe pornografia, i riu tregon se si jeta mori një tjetër rrjedhë

Shpesh kalonte ditë të tëra pa gjumë duke qëndruar nën efektin e alkoolit dhe drogës.Rastet kur Rob Joy ishte nën efektin e drogës ishin të shumta, ku në njërin prej tyre ai mbajti peng dy miqtë të tij pasi mbidoza e bëri të besonte se ata po komplotonin vdekjen e tij.

“Dëgjova djallin që qeshte me mua”, tregon Robi momentin kur ishte nën efekt.

Rob ishte rritur në kushte të vështira i rrethuar nga krimi, dhuna dhe droga.

‘Gjithmonë kam qenë anti-drogë, dhe një periudhë jam tallur nga i dashuri i motrës sime i cili merrej me drogë.
Pastaj kur isha 16 vjeç, një nga shokët e mi më ofroi stimulues, nuk kisha interes fillimisht, por më pas mora pak.Aty ndyshoi gjithçka, më bëri të ndihesha i qetë dhe energjik, ndaj fillova t’i merrja 2 ose 3 herë në javë’, tregon Rob.
‘Më pas fillova dhe ta shisja nga pak, por një ditë personi ku merrja drogën më tha që kishte vetëm kokainë dhe që atëherë fillova të pija vetëm atë’ tregon Robi më tej.
Varësia ndaj kokainës dhe pornografisë në atë periudhë gati sa nuk u bë shkatërruese për Robin, por dy shokë nga kisha i shpëtuan jetën.
Ai tregon se kur ishte i vogël ishte detyruar të shkonte në shtrat me një vajzë më të madhe në moshë dhe kopjoi skenat porno që kishte parë në filma.Më pas kur u rrit filloi të përdorte site online që kishin përmbajtje pornografike.
Ndërsa tani ai bën një jetë normale, është i martuar me një vajzë të quajtur Lidia dhe ka filluar punë në kishë.

Rob udhëton në vende të ndryshme për të treguar në burgje, shkolla dhe kisha rreth jetës së tij dhe si mund t’i mbështesim njerëzit që të pastrohen nga varësitë e tyre duke i dhënë dashuri dhe pa mashtruar njeri-tjetrin./Hapur.al