.

“Ata pasurohen duke grabitur”/ Basha thirrje të fortë shqiptarëve një ditë para protestës (VIDEO)

Një ditë para mbajtjes së protestës së lajmëruar nga opozita, kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur edhe këtë mëngjes ftesën që gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës kombëtare nesër në 11:00.

Më anë të një videoje të postuar në facebook, Basha kujton shqiptarët se është në dorën e tyre të largojnë të korruptuarit dhe kriminelët.

Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera kurse ne varfërohemi nga rritja e taksave dhe çmimeve. Është në dorën tonë t’i largojmë”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.