.

Aksident i rëndë/ Shefi i Gardës përplaset për vdekje pranë kryeministrisë. Policia arreston autorin (EMRAT)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së enjtes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë kryeministrisë kun je 31-vjeçar nga Tropoja, Albert Memia teksa ka qenë duke drejtuar makinën tip “Volksvaken Pasat” me shpejtësi tej normave të lejuara ka përplasur për vdekje shefin e Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika.

Viktima thuhet se sapo kishte kryer kontrollin e shërbimi të Gardës së Republikës. Ai ka qenë në këmbë kur është dhe nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

NJOFTIMI

Aksidenton me pasojë vdekjen një shtetas. Arrestohet në flagrancë nga policia.

Më datë 25.05.2018 shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin M. N. 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.