.

Vdekja e 14-vjeçarit pas dhunës barbare nga i ati, reagon kryeministri shqiptar


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Karaçevë, ku Luan Bernjashi, 14 vjeçar, nxënës i klasës së tetë, vdiq pas goditjeve me dru që mori nga babai i tij, Gani Bernjashi.
Pas rrahjes, 60 vjeçari e mbajti të mbyllur në një dhomë Luanin ndërkohë kishte rrahur edhe te bijën.
E motra arriti të dalë nga shtëpia dhe të gjejë një makine për ta dërguar vëllain në spitalin e Kamenices, por Luani tashmë kishte vdekur.
Ngjarja e tmerrshme tronditi edhe shkollën Asllan Thaçi ku mësonte Luani. Të enjten shokët e klasës por edhe shkolla nuk zhvilloi mësim. Drejtori i shkollës “Asllan Thaçi”, Ramadan Guda, thotë se Luani ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në rrjetet sociale.
REAGIMI
Vdekja tragjike e 14 vjeçarit nga Kamenica është lajm i trishtë, veprim jonjerëzor dhe i pafalshëm.
Institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për kryesin e këtij akti dhe për të parandaluar dhunën në familje.
Familja është shtylla e një shoqërie dhe vlerat e saj duhen mbrojtur nga çdo cënim!