.

Tensione në Kuvend/ Ndërpritet për herë të dytë seanca, Basha vijon fjalën LIVE në facebook (VIDEO)

Ka rinisur seanca plenare në Kuvend, por opozita vijon të mbajë të bllokuar foltorene Kuvendit.

Pavarësisht thirrjeve të kryeparlamentarit Ruçi për të mos bllokuar punimet e Kuvendit, opozita është e vendosur për të qëndruar aty.

Kjo ka bërë që kryetari i Kuvendit të ndërpresë për herë të dytë seancën.

Pas ndërprerjes së seancës për herë të dytë, kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar fjalën e tij në një lidhje LIVE në facebook.

Tensionohet situata në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren dhe zbulojnë banderolën (VIDEO)

Ashtu si ishte paralajmëruar, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit,. Në nisje të seancës fjalën e mori kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili akuzoi dyshen Rama_Xhafaj, për skenar kriminal në shkelje të ligjit dhe në mbrojtje të vëllait të ministrit të Brendshëm.

Basha: “E vërteta është se Kushtetuta ka rënë. Mazhoranca nuk zbaton rregulloren. Qeveria e kapur dhe e zhytur në krim. Ka për qëllim të mbulojë komplotin antiligjor dhe antikushtetues për të shkatërruar provat, intimiduar dhe blerë dëshmitarët dhe denoncuesit e krimit që shqiptarët e kanë parë me zë dhe figurë. Për ti siguruar Fatmir Xhafajt karrigen e tij, dhe për ti siguruar të vëllait të tij Agron Geron Xhafajt, aktivitetin kriminal, si një nga bosët më të mëdhenj të drogës

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën kreut të opozitës dhe kjo solli bllokimin e foltores nga deputetët e opozitës të cilët dolën me parulla në dorë ku shkruhej:
“Shqipëria si gjithë Europa, jo qeveri e drogës dhe krimit”.

Pas këtij veprimi të deputetëve të opozitës, kreu i Kuvendit Ruçi ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të rinisë pas 10 minutash.