.

Shqiptari kërcënon me thikë turisten dhe i vjedh telefonin


Policia e Firences ka vënë në pranga një të ri shqiptar, i cili akuzohet se i vodhi telefonin një turisteje.
Ngjarja u regjistrua në zonën e San Lorenzos. Pasi i rrëmbeu gruas telefonin nga dora, 18-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes, por është bllokuar nga disa tregtarë ambulantë, ndërsa pak minuta më vonë u arrestua.
“Ansa” shkruan se turistja kishte tentuar ta ndiqte shqiptarin, por ky i fundit e kishte shtyrë përtokë, ndërsa kishte nxjerrë edhe një thikë për ta kërcënuar. Tashmë adoleshenti do të qëndrojë në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.