.

(Video) ‘Republika e Ndërkombëtarëve’/ Milo: Ambasadori i SHBA, përfaqësues i gjithëpushtetshëm në një shtet sovran

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili tema për diskutim është ‘Republika e Ndërkombëtarëve’, roli i të cilëve ka qënë vendimtar në momente të rëndësishme të historisë tonë.

I ftuar në studio, historiani Paskal Milo tha se ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë është i gjithëpushtetshëm dhe se ndërkombëtarët kanë vendimmarrje për problematikat më të mëdha që ka Shqipëria.

Lubonja: “Një herë Mehmet Shehu mbajti një fjalim dhe ishte koha kur ishim me Kinën dhe Kina ishte 1 miliar atëhere. Mehmet Shehu tha sikur dikush ta sulmojë Shqipërinë, kemi Kinën ne tha, do vijë Kina të na shpëtojë. Pra ne jemi ushqyer se gjithmonë ndërkombëtarët do na shpëtojnë dhe kjo na ka lënë mbrapa”

Milo: “Fakti që gjithmonë kemi pasur si ombrellë ndërkombëtarët dhe të huajt, vjen si pasojë e një handikapi historik. Kjo ka sjellur si rrjedhojë një shtet të dobët dhe jo funskjonal dhe sidomos varfëria ekstreme ka bërë që të kërkojmë gjithmonë ndihmë nga ndërkombëtarët. Nuk është vendi që të flasim me fakte dhe emra konkretë për të kaluarën.

Jemi në një situatë ku ambasadori i SHBA është përfaqësues i gjithëpushtetshëm në një shtet sovran. Vendimmarrjen për problematikat e mëdha që ka Shqipëria gjithmonë e kanë dhënë ndërkombëtarët”.