.

Përplasen tre makina në Shkodër, vdes shoferi, i aksidentuar edhe myftiu i Malësisë së Madhe


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë ka humbur jetën një nga drejtuesit. Ngjarja e rëndë ndodhi orës 17:45 në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në vendin e quajtur Kryebushat. Burimet thane se ne aksident eshte perfshire dhe myftiu i Malesise se Madhe Edmir Smajlja me bashkeshorten. Fatmiresisht pa lendime te renda, por vetem tronditje.
NJOFTIMI I POLICISE
Me datë 24.05.2018 rreth orës 17:45 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat ka ndodhur një aksident.
Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip Benz Me targë AA 802 JA, mjeti tip Peugeot me targë AA 019 FF dhe mjeti tip Opel me targë AA 332 EK janë perplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër
Si pasojë e aksidentit ka janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve
Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.