.

Fituesja e Eurovizionit kapet keq me Eleni Foureiran: Nuk është për të kënaqur veshët, por…

Pas përfundimit të festivalit të Eurovizionit, Netta Barzilai e cila i dhuroi shtetit të saj fitoren pas 20 viteve ka sulmuar këngëtaren me origjinë shqiptare e cila përfaqësonte Qipron.
Atë natë në një intervistë ajo u shpreh se performanca e Qipros ishte fallco dhe sipas saj perfaqësuesja e Izraelit fitoi për shkak të origjinalitetit.


Por nuk ka mjaftuar vetëm kaq dhe Netta ka sulmuar sërish Eleni Foureiran e cila fitoi vendin e dytë në këtë festival.
Ajo ka treguar se pretendentja kryesore për të fituar ishte Eleni Foureira, sepse sot vlerësohen ato që të kënaqin sytë dhe jo veshë.

“Isha gati që Eleni të fitonte, s’do më dëmtonte, sepse e gjithë jeta ime ka qenë kështu…Nuk kam ditur kurrë diçka tjetër…Gjithë jetën time jam mundur nga gjërat standarte. Kur vjen koha për përzgjedhje ata zgjedhin ato që i kënaqin sytë”,-është shprehur Netta.