.

E pabesushme! Herën tjetër shkoni në punë në këmbë ose me biçikletë.Ja përfitimet që do të merrni

Hulumtuesit nga Universiteti i Kembrixhit kanë bërë së fundmi një studim të sjelljeve të njerëzve se sa aktivitet fizik kryejnë dhe si ndikon ky i fundit në shëndetin e tyre.
Për të kuptuar ndikimin e aktivitetit të përditshëm, studiuesit u fokusuan në mënyrat e udhëtimit. Ata trajtuan kategori të ndryshme njerëzish duke filluar nga ata që udhëtojnë me makinë, tek ata që përdornin biçikletat ose të tjerët që preferojnë të ecin për të shkuar në punë.
Ecja ose çiklizmi për të shkuar në punë mund të zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru me 30%.
Studimi theksoi se lëvizja në këmbë, biçikleta ose transporti publik reduktonte në mënyrë të ndjeshme rrezikun e zhvillimit të problemeve kardiovaskulare ose goditjeve në tru.

“Ky është një mesazh i rëndësishëm për klinikat që këshillojnë njerëzit se si të jenë fizikisht aktiv dhe të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes nga e cila vuajnë”, thuhet në studimin e publikuar në revistën Heart.

Hapur.al