.

(Video) Çështja ‘Tahiri’/ Iljazaj: Procesi i hetimeve erdhi pas një sponsorizimi të madh ndërkombëtar!

Teksa në ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth ndikimit të ndërkombëtarëve në vendin tonë, Ervis Iljazaj tha se po të mos ishte për ndërkombëtarët sot çështja Tahiri do të ishte mbyllur.

Gjithashtu Iljazaj deklaroi se procesi i hetimeve për Tahirin është hapur me sponsorizim të madh ndërkombëtar.

Vasili: “Blerë e shitur ambasadorë është akuzë e rëndë nga një ish-ministër”

Harxhi: “Akuzë e rëndë është. Kemi një ish-ministër të brendshëm, ku sot duhet të ishte në burg, në të njëjtën kohë me ndihmën e ambasadës së SHBA ishte në zyrën e Obamës. Nuk e kanë ambasadorët e huaj në Shqipëri që ministri i Brendshëm në atë kohë gjatë kohës që realizohej vizita e Ramës në SHBA nuk i kishte ato probleme?”

Vasili: “Dua të rikthehem te deklarata e Saimir Tahirit për shitblerje ambasadorësh dhe dua të ma shpjegoni ju se kujt i drejtohet?”

Iljazaj: “Ambasadorët në Shqipëri kanë të mirat dhe të këqijat. Hapja e procesit për Saimir Tahirin ka ardhur me një sponsorizim të madh ndërkombëtar. Parlamenti shqiptar e bllokoi procesin e hetimeve. Po të qe për politikën shqiptare Saimir Tahri do të ishte i lirë. Ndërkohë i ndjerë ngusht ai doli dhe foli për shitblereje ndërkombëtarësh. Çështja Tahiri po të mos ishte për ndërkombëtarët do ishte mbyllur sot. Vlahutin përfaqëson 40 shtete dhe nuk është se ka ndonjë rëndësi, rëndësi kanë shtetet e mëdha të BE. Ambasadori Lu është tjetër gjë.”