.

Basha-Ballës: Mos u afro tek kamera, pallosh. Do marrësh atë që meriton (VIDEO)

Seanca plenare pas ndërprerjes së parë rinisi sërish, por opozita vijoi të mbante të bllokuar foltoren e Kuvendit.

Pavarësisht thirrjeve të kryeparlamentarit Ruçi për të mos bllokuar punimet e Kuvendit, opozita është e vendosur për të qëndruar aty.

Kjo ka bërë që kryetari i Kuvendit të ndërpresë për herë të dytë seancën.

Pas ndërprerjes së seancës për herë të dytë, kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar fjalën e tij në një lidhje LIVE në facebook.

Debati

Ruçi: Zoti Basha ju kërkoj që të lejoni zhvillimin normal të seancës, kemi një çështje shumë të rëndësishëm për të trajtuar, Është një rast i artë i opozitës që të kritikojë, që të debatoj. Veprimet për të marrë pen seancën nuk janë veprime të drejta.

Ka nisur sërish seanca mes tensioneve, ku Basha vijon që të mbajë të bllokuar foltoren dhe po mban një fjalim, në të cilin ka hedhur akuza kundër opozitës.

Ruçi: Zoti Basha ju kërkoj që të lejoni zhvillimin normal të seancës, kemi një çështje shumë të rëndësishëm për të trajtuar, Është një rast i artë i opozitës që të kritikojë, që të debatoj. Veprimet për të marrë pen seancën nuk janë veprime të drejta.

Basha: Dua të ndiqet rendi i ditës?

Ruçi: Çfarë të ndjekë uzurpimin tuaj të foltores?

Basha: Rama e sjell këtë raport këtu të mjerë, atë që ka ndodhur në Samitin e Sofjes, atë që i kanë thënë në sy  liderët e huaj.  Ti atje mos u afro tek kamera se do marrësh atë që meriton, Mos dëgjo atë palloshin. Ulu aty. (I drejtohet Ballës)

Basha: Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe sot ka ardhur që ti bjerë sot dajres. Rama dridhet nga e vërteta.

Pjesë nga fjala e Bashës LIVE në facebook:

Basha: “Çfarëdolloj daulleje ti biesh nga kjo foltore të vërtetën nuk e fsheh dot. Rama fajëson opozitën për moshapjen e negociatave, por je ti Edi Rama sëbashku me Fatmir Xhafajn jeni e vetmja pengesë për hapjen e negociatave.

Bashkimi Europian nuk është ERTV. As BE as shqiptarët nuk i hanë më broçkullat që thua çdo ditë.

Shqipëria nën qevrisjen tënde është kapur nga krimi dhe korrupsioni, jemi një vend që eksporton drogë dhe importon plehra. Me varfëri të shtuar, me emigracion që rritet çdo ditë, me rini të pashpresë.

Dikush akuzoi ministrin e Brendshëm me dëshmi dhe material audioviziv që mbron vëllain e tij trafikant të drogës. Ti fillove sulmin ndaj dëshmitarit, familjes tij dhe opozitës.

Ti je një gënjeshtar, mbron kriminelët. Këtë ke bërë në çdo rast kur kriminelët e tu janë bërë publikë. Kështu bëre me Mark Frroku, Saimir Tahirin, Arben Ndokën, Elvis Roshin e kështu po bën me Agron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn.

Agron Xhafajn u largua si pjesë e një plani kriminal për të shpëtuar Fatmir Xhafajn dhe për t’i shpëtuar hetimeve në Shqipëri.

Vetë largimi i Agron Geron Xhafajt, 15 vite pasi i ishte shmangur drejtësisë, është prova. Njeriu që mban krimin në këmbë u zhduk në mes të natës. Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama ofruan të gjithë infrastrukturën shtetërore që ta prisnin në mes të natës.

Ku është Agron Xhafaj, çfarë dënimin po vuan, ku po e vuan?

Fatmir dhe Agron Xhafaj funksjonojnë si kokat e një familjeje kriminale. Kush e njoftoi policinë, Edi Ramën, Fatmir Xhafajn për identitetin e dëshmitarit ‘X’ pas publikimit të rrëfimit nga Partia Demokratike. Sot shteti ka rënë.

Shkelet në mes të ditës ligji antimafia. Është një ligj i miratuar në 2010, për t’i dhënë garanci të plota BE-së se Shqipëria asaj kohe do kishte kornizën ligjore për të goditur krimin.