.

Sadiku te Levante: Sukses apo dështim?

Ishte një ëndërr për Armando Sadikun dhe një krenari për futbollin shqiptar transferimi i tij drejt klubit të Levantes. Shqiptari me origjinë nga qyteti i Elbasanit u bë shqiptari i dytë në histori(pas Valdet Ramës), që luan në një kampionat kaq madhor siç është La Liga.Por a ka arritur performancën më të lartë me ekipin?Mendoj se jo. Pritej shumë më shumë prej tij sesa thjesht të luftonte për një vend në formacion. Priteshin gola, asiste dhe spektakël, ndërkohë që të treja kanë munguar. Megjithatë, sulmuesi më i mirë shqiptar i momentit mund të justifikohet deri diku. Menjëherë pas transferimit ai u dëmtua në gju dhe kjo e vonoi debutimin e tij. Gjithashtu, pas vetëm 1 jave Sadiku pas një përplasje me kokë me portjerin Diego Lopez theu hundën dhe iu nënshtrua përsëri një operacioni që do e mbante larg fushave të lojës. Më pas nga lojtari ka pasur shumë grindë, por asnjë gol të shënuar. Megjithatë Sadiku ka fituar përgëzimet e trajnerit për grindën e treguar në fushë, por ai është një sulmues dhe detyra e tij është të çojë topin në rrjetë, gjë që nuk e ka bërë. Shpresojmë që sezoni i ardhshëm të jetë më produktiv për lojtarin dhe sigurisht me pak më shumë fat.