.

“Më 26 maj ka revoltë”/ Berisha thirrje qytetarëve: T’i tregojmë vendin Edi Ramës!

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se në protestën e njoftuar nga opozita për të shtunën do të ketë revoltë.

“Dëshiroj që revolta të ndajë Shqipërinë nga e keqja, vendi është pranë një konflikti, nëse ti u heq qytetarëve edhe shpresën më të fundit që është drejtësia, atëherë rruga e vetme është revolta dhe përballja. Nëse ti i shemb garantin e Kushtetutës, atëherë qytetarët nuk duhet të ikin por duhet të qëndrojnë në këtë vend dhe të përballen dhe të hedhin kalbësirën”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri tha se opozita del në shesh për t’i treguar vendin Edi Ramës dhe për të zgjidhur këtë krizë.

Edi Rama ka sjellë krizën më të rëndë të 27 viteve, Edi Rama duhet t’i hapë rrugën vendit për zgjidhje politike, që janë zgjedhjet e parakohshme”, tha Berisha.