.

Ëndrra vazhdon, legjenda Buffon pranë transferimit të gjigandëve

Legjenda e portës italiane Giagluigi Buffon deklaron se karriera e tij do të vazhdojë. Buffon sapo është larguar nga Juventus pas mbarimit të kontratës në moshën 40-vjeçare dhe mendohej se karriera e tij si lojtar do të mbyllej pikërisht këtu, por Buffon ka plane të tjera. Pas 17 vitesh tek Juventus, super portjeri është afër transferimit drejt Paris Saint-Germain me parametra 0. Presidenti i PSG u shpreh në këtë mënyrë:”Buffon është një portjer fantastik, mjaft karizmatik dhe një xhentëllmen i vërtetë”. Sidoqoftë nëse Gigi Buffon do të jetë zgjedhja e tyre e parë për portën duket se nuk ka gjasa. Alphonse Areola është i preferuari i trajnerit të sapoardhur Tuchel.