.

E do femrën tënde të virgjër?/ Këngëtari shqiptar vihet në siklet në emision

Këngëtari shqiptar është vënë përballë një pyetje që e ka sikletosur.

Erik Lloshi dhe Olti Marku kanë qenë të ftuar në emisionin më të ri sportiv në IN Tv, Adrenalinë, në rubrikën argëtuese “Koha për lojë”, një rubrikë e mbushur më lojëra, të qeshura dhe batuta nga më të ndryshmet.

Ata kanë zhvilluar disa lojëra shumë interesante dhe argëtuese njëkohësisht.
Pas lojërave, këngëtarët kanë bërë nga një intervistë të shkurtër me prezantuesen e rubrikës “Koha për lojë” ku kanë rrëfyer edhe disa sekrete nga jeta e tyre private.

Një pyetje duket se e ka vënë disi në siklet Olti Markun! Je nga ata çunat tradicionalë që kërkon që femra jote të jetë e virgjër?

“Hohoho! S’ma ka marrë mendja që do më pyeste njeri kështu. Jo nuk jam në këtë pjesë fare nuk më rezulton vetja, tek tipi im”, është shprehur Olti.