.

E diskriminonin për shkak të ngjyrës, Michelle Obama jep mesazh inkurajues që do t’iu ndryshojë jetën

Ish-zonja e parë e ShBA-së, Michelle Obama është një nga gratë më të njohura në të gjithë botën e cila megjithëse
ka patur një të shkuar të vështirë, kryesisht për shkak të diskriminimit, ajo ja ka dalë mbanë dhe tashmë është një nga personat që respektohen më shumë.
Fakti që ishte një vajzë me ngjyrë, fillimisht e ka penguar pak, por mesazhin që ka ndarë në rrjetin social’Instagram’ ka qenë shumë inkurajues për këdo që ka vuajtur një situatë të ngjashme.
Jo më kot mund ta quajmë Michelle Obamën si një shembull të mirë për të gjitha ato që duan të kenë dikë që i inkurajon në jetë.Ajo ka shprehur dëshirën dhe forcën për të studiuar pavarësisht pengesave, pasi edukimi do i ndryshojë jetën kujdo.

“Kjo jam unë në Princeton në vitet e hershme 1980. E di se të jesh gjenerata e parë e studentëve të kolegjit është e frikshme, për mua ishte. Unë isha e zezë dhe vija nga një lagje e klasës punëtore, në Chicago ndërsa studentët në Princeton ishin të bardhë” – ka shkruar Michelle, duke shtuar se ka hasur shumë vështirësi gjatë kohës së studimeve për shkak të ngjyrës, por ka pasur fatin të njohë shumë miq të cilët e kanë mbështetur.