.

E bujshme: Legjenda e Manchester United pranë transferimit drejt këtij ekipi

Mosha bën të vetën dhe ky lojtar nuk bën përjashtim. Tashmë 32-vjeçar, ish-sulmuesi i Manchester United dhe aktualisht i Everton është në bisedime me skuadrën amerikane të DC United. Mësohet se sulmuesi ka udhëtuar drejt Amerikës dhe menaxheri i lojtarit është në bisedime me menaxherin e përgjithshëm të DC United. Palët nuk kanë arritur akoma një akord financiar, por mendohet që shume e transferimit të jetë rreth 12 milion paund. Mediat amerikane e kanë bërë tashmë fakt të kryer transferimin e Rooney.