.

Aksidentohet turistja në autostradën Durrës-Tiranë, u përplas me furgonin e mallrave

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Në incidentin e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Maminasit janë përfshirë dy automjete.
Një turiste e huaj është përplasur me një furgon mallrash. Nga raportimet e para thuhet se turistja ka mbetur e lënduar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbulimin e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë aktualisht është bllokuar autostrada e krahut Durrës-Tiranë.