.

 ”Agron Xhafa i dënuar jo  vetëm në Itali, por edhe në një shtet tjetër’’, ja deklarata e fortë


Ish-kryeministri Sali Berisha , ka qenë sot i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC Neës, ku në këtë dalje televizive ka folur për aktualitetin në Shqipëri. Berisha ka folur për audio-përgjimin e publikuar nga PD, për vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafën, ku bëri të ditur se egziston një tjetër dënim, nga një tjetër shtet për Agron Xhafën.
“Venezuela ka një vendim për dënimin në Gjykatën e Lartë për Agron Xhafën”, ka thënë Berisha.

Berisha ka komentuar edhe deklaratën e Ramës, ku ky i fundit ka thënë se ka bërë ekspertizën e zërit.
Pjesë nga intervista
Kur thoni ata që mbrojnë Xhafën, keni parasysh vetëm Shqipërinë apo dhe jashtë saj?
Jo nuk them vetëm për politikanët në Shqipëri, ka dhe të tjerë jashtë.
Ka një perceptim sikur Xhafaj është i mbrojtur nga ndërkombëtarët?
Ka nga ata që e mbrojnë, por ka dhe nga ata ndërkombëtarë që thonë vetëm të vërtetën. Por duhet të themi dhe diçka tjetër, pasi Rama doli dhe tha se kishte bërë ekspertizën e zërit. Nuk mund të bëhet asnjë ekspertizë pa marre zërin e të dyve dhe zërin origjinal. Ku e gjeti Rama zërin e Agronit dhe Albert Veliut? Këto deklarata i bëri vetëm për ti thënë prokurorisë: Mbylle gojën qepe se Kryeprokurori jam unë.
Në rast e se ekspertiza del e manipuluar?
Kujt i thoni prokurori ju, sot është e gjitha Rama. Në qoftë se është diskretituar në shkallën më të lartë është sot Prokuroria Shqiptare. Prokuroria u thotë gazetarëve ato që thotë Endri Fuga dhe Edi Rama.