.

‘’200 mijë euro për ti mbyllur gojën ‘Dëshmitarit X’, Basha denoncon: Vrasës nga Vlora e Fushë Kruja…


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë sot para mediave për të denoncuar kërcënimet dhe intimidimet ndaj dëshmitarit X të audio-përgjimit dhe gazetarit.
Basha deklaroi se njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të Albert Veliut 200 mijë euro që ai të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra publike. Basha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Jam këtu për të denoncuar thellimin e skandalit dhe skenarit kriminal të Ramës dhe Xhafajt të cilët po përdorin shtetin e kapur të krimit dhe po kërcënojnë Albert Velun dhe familjen e tij. Njerëz të skeduar për vrasje të tipit mafioz nga zona e Vlorës dhe Fushë Krujës i kanë ofruar një të afërmi të Albert Veliut 200 mijë euro që ai të përgënjeshtrojë deklaratat e bëra publike. Çdo përpjekje e Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës për të kërcënuar, intimiduar dëshmitarin X thellë i zhyt në skandalin ku janë futur kokë e këmbë,” tha Basha.