.

Video shokuese, avioni me 141 persona bën uljen e frikshme duke shpërthyer në flakë

Një avion i Arabian Airlines i cili ishtre duke udhëtuar nga Medina në Dhaka të hënën ka bërë ulje emergjente pas një defekti duke bërë që pasagjerët të shihnin tmerrin me sy.

Pas problemeve ai u detyrua të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Jeddah dhe bëri një ulje të frikshme, duke shpërthyer në flakë.
Nga ky aksident kanë ngelur të plagosur 53 persona.

Aksidenti ndodhi pasi rrota e përparme nuk arriti të aktivizohej duke shkaktuar që avioni të rrëshqiste përgjatë pistës.

Videoja e tmerrshme nga ulja tregon e avionin që rrëshqet në pistën teksa ka marrë flakë si pasojë e fëkimit me asfaltin.