.

(Video) Keni besim te kryeprokurorja Arta Marku?/ Topi: Ajo nuk është person politik, por…

Ish-presidenti Topi i ftuar në ‘Studio e Hapur’ u pyet nga gazetarja Eni Vasili nëse ka besim apo jo te kryeprokurorja Arta Marku.

Vasili: “Keni besim ju te kryeprokurorja Arta Marku?”

Topi: “Unë nuk mund të futem në këtë çështje sepse nuk kam informacion. Ajo ka shkuar ate dhe ka të gjithë të drejtën të bëjë lëvizje. Lëvizjet janë provizore dhe askush nuk duhet të trembet nga lëvizjet provizore. Ajo nuk është person politik, ajo ka ardhur nga një prokurori e një rrethi. Sigurisht që ajo ëshët njeri dhe do intimidohet në ndonjë rast, ose do të vihet nën presionin e politikës”