.

“Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen?”/ Bamir Topi në ‘Studio e Hapur’: Problemi nuk është Xhafaj, por…

Mbrëmjen e sotme i ftuar në ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili është ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Teksa po komentonte aktualitetinn politik në vend, ish-presidenti i pyetur nëse Xhafaj duhet të japë dorëheqjen deklaroi se problemi nuk është te Xhafaj, por te vetë kryeministri.

Vasili: “E vlerësoni si një investim gazetaresk apo shkojmë përtej kësaj?”

Topi: “Gazetarët duhen përgëzuar, pasi në një farë mënyre ka marrë rolin e politikës. Studiot janë mbushur, gazetarët flasin dhe një javë pas daljes së kësaj videoje, ende nuk dihet e vërteta”

Vasili: “Kush duhet ta thotë të vërtetën?”

Topi: “Niçja thoshtë që e vërteta është një iluzion që gjendet vetëm atëherë kur gjithçka ka mbaruar dhe thotë që atëherë kur vdiq e vërteta e gënjeshtra mbajti një fjalim mbresëlënës. E vërteta është varrosur nga partitë politike. Nuk mund të mbaj qëndrim për autenticitetin e videos, por veprimi i kryeministrit pasi erdhi nga Bullgaria ishte i papjekur”.

Vasili: “A është e paragjykuar prokuroria në çfarëdolloj pozicioni të qëndrojë ajo”

Topi: “Koha ka treguar që po”

Vasili: “Nëse flet prokuroria, duhet ta marrim si të vërtetë”

Topi: “Jo, ndaj kemi gjykatat e institucionet e tjera”

Vasili: “Pse po vonon përgjigja nga prokuoria?”

Topi: “Paradoksi i madh është që kryeministri e merr vesh në orët e vona të natës, ndërkohë prokuroria ka një javë se zbulon dot”

Vasili: “Besoni se është Agron Xhafaj në audiopërgjim”

Topi: “Nuk dua të përzihem fare këtu. Do ishte më e ndershme të thuash që ka ndodhur kjo situatë dhe të thuhej arsyeja. Unë kam pritur që Rama të japë arsyet pse vendi precipitoi në këtë situatë me kanabisin. Po i jap Ramës një përgjigje për Lazaratin. Lazarati është një fenomen lokal, por me qeverinë Rama u përhap. Rama kapet me gjëra që nuk ekzistojnë. Prisja që të fliste dhe të pranonte realitetin siç është. Në rast se ai vetëm mohon, ky vend s’ka shanc”

Vasili: “Audiopërgjimi është lojë politike, apo është investigim gazetaresk”

Topi: “Fakti që është një kontradiksion brenda saj, kam dyshime që të jetë e përdoru nga politika për segmente që i interesojnë”

Vasili: “Si e vlerësoni përgjimin”

Topi: “Përgjimi nuk më ka pëlqyer asnjëherë. Historia e përgjimit, me kopca e çimka, historia e intimidimit dhe shantazhit është histori e njerëzve pa vlerë. Fakti që ka kaq shumë kontradiksion, që ëshët humbur besimi, pse ka humbur besimi?”
Vasili: “Në kohën kur keni qenë president,a ka pasur informacione për vëllain e ministrit Xhafaj?”

Topi: “Jo nuk kam pasur asnjë informacion”

Vasili: “Nu ka rezultuar asnjëherë me precedentë?”

Topi: “Me dijeninë time jo”

Vasili: “Mendoni që z. Xhafaj duhet të japë dorëheqjen?”

Topi: “Problemi nuk është te Xhafaj, por te kryeministri, sepse Xhafaj kishte gjithë delegimin politik që PS i kishte dhënë për të drejtuar një reformë shumë të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi.”

Vasili: “HAp i duhur apo i gabuar largimi i Agron Xhafaj?”

Topi: “Përderisa bëri një kallzim në Prokurori, duhej të qëndronte këtu, nuk duhej të largohej”