.

Bamir Topi: Asgjë në PD nuk bëhet pa ideimin e ‘mjeshtrit të madh’ Sali Berisha

I ftuar në ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili, ish-presidenti Topi deklaroi se në Partinë Demokratike, asgjë nuk bëhet pa ideimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Topi tha se e cilëson të gabuar largimin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kjo gjë sipas tij ndodh sepse Berisha do të lërë këtë forcë politike pa memorie.

Vasili: “Kemi një kryetar të ri të Partisë Demokratike. Ju folët për të gjitha këto, por duhet të themi që nuk ka qenë kryetar z.Basha?”

Topi: “Unë kam qenë koherent në shprehjet e mia. Unë nuk e kam me z.Basha, e kam me institucionin e kryetarit. Kam pasur pakënaqësitë e mia për ata që janë larguar padrejtësisht nga PD. Nuk kam pasur marrëdhenie të mirë me znj. Topalli sepse ajo ishte pjesë e mendimit politik të Sali Berishës, po kjo nuk më heq asnjëlloj të drejte për të thënë që është bërë një gabim i madh që i hiqet memoria znj. Topalli dhe shumë të tjerëve. Nuk ka gjë në PD që të bëhet pa ideimin e mjeshtrit të madh Sali Berisha.”

Vasili: “Pse do i interisonte Berishës të hiqte të gjithë bashkëpunëtorët e tij?”

Topi: “Do të lërë një Parti Demokratike pa memorie. DO t’ja lëjë një personi që drejton një parti politike teorikisht, por jo praktikisht. Kushtet për rikthimin e PD në mazhorancë janë zero”

Vasili: “Dua një opinion tuajin për protestën e paralajmëruar nga opozita këtë fundjavë?”

Topi: “Është e drejta e opozitës të bëjë protestë. Kjo opozitë duket sikur më shumë bën detyrën për të bërë një protestë, se sa për të arritur një qëllim.