.

(Video) Posedoni materiale të tjera?/ Olldashi: Nuk jam gazetari i vetëm që është marrë me përgjim, materialet e plota janë…

I pyetur nga gazetarja, Eni Vasili nëse do ketë të reja të tjera për Agron Xhafajn, gazetari Jetmir Olldashi deklaroi për ‘Studio e Hapur’ se nga materialet që i ka dërguar ai Partisë Demokratike nuk ka më të reja për vëllain e ministrit, por gjithashtu theksoi se nuk është ai gazetari i vetëm që ka bërë përgjime, por ka edhe gazetarë të tjerë.

Vasili: “DO të ketë të reja të tjera për Agron Xhafajn? Posedoni materiale të tjera”

Olldashi: “Materialet e plota janë në prokurori. Nga ato që i kam dhënë unë PD-së nuk besoj të ketë çfarë të nxjerrë PD-ja tjetër material. Nuk jam unë gazetari i vetëm. Mund të ketë edhe gazetarë të tjerë që janë marrë me përgjim”