.

Koncerti i këngëtarit grek Notis Sfanakis në Tiranë/ Shpërthejnë artistët shqiptarët: Hanë aty ku kanë pështyrë!

Më 24 maj pritet që këngëtari i njohur grek Notis Sfakanakis të vijë në Shqipëri, ku do të mbajë një koncert në Pallatin e Kongresit. Por që ditën që doli lajmi se ai do vinte në vendin tonë, kanë nisur debatet e shumta.

E gjithë kjo ka nisur, pasi këngëtari i famshëm konsiderohet si antishqiptar. Për këtë arsye, në mediat sociale kanë nisur edhe thirrjet për bojkotimin e koncertit të tij në kryeqytet, Tiranë.

Madje kësaj thirrjeje i është bashkuar edhe këngëtari i njohur Elton Deda.

Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit. Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre gjithmone ma kane shpifur. Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet ti dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar race inferiore”, shkruan Elton Deda në profilin e tij në “Facebook”.

Gjithashtu në rrjetet sociale është publikuar edhe videoja e një deputeti grek i cili ndjell vrer ndaj talenteve shqiptarë që kanë arritur suksese në botë si me muzikë ashtu edhe me sport.

Deputeti nuk lë pa përmendur edhe përfaqësimin e Qipros në “Eurovizion” nga këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira. Partinë nacionaliste greke e mbështet edhe këngëtari Sfakianakis.

Pasi është publikuar kjo video, kanë reaguar edhe këngëtarët shqiptarë si Flori Mumajesi, Jonida Maliqi, Klajdi Haruni dhe Bruno; të cilët dalin haptas kundër ardhjes së Notis Sfakianakis në Shqipëri.

“Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek?

Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët.”, ka shkruar Flori në reagimin e tij.

Ndërsa, Jonida Maliqi ka shkruar “Supozohet qe ne Shqiptaret jemi popull mikprites por kurrsesi deri ne kete pike ku te favorizojme ata qe kane peshtyre mbi ne nder vite. Absurditet i madh per kete palo kengetar qe mbi te gjitha nuk eshte njeri por monster qe tani ne vendin e tij nuk e begenisin me e vjen ketu per koncert recital me cmim bilete “te fryre”./ panoramaplus