.

Kate Middleton po i ‘çmend’ të gjithë. A e kishit vënë re këtë gjë te këmbët e princeshës?

Princesha e Anglisë Kate Middleton të bën gjithnjë përshtypje me stilin e saj dhe thjeshtësinë që e karakterizon.
Edhe pse këto ditë vëmendja e medias ka qenë dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle, sërish Kate ka vendin e saj dhe tërheq vëmendjen ndonjëherë edhe pa e patur këtë si qëllim në vetvete.


Fotot e princeshës, Kate Middleton kanë pushtuar rrjetet sociale dhe shkak janë bërë pikërisht këmbët e saj.Ajo që u ka rënë në sy është forma e çuditshme e kupës së saj të gjurit.

Askush nuk e kishte vënë re më parë që kupa e saj e gjurit formonte fytyrën e një bebeje që shumë e krahasuan me personazhin Casper me të cilin jemi rritur të gjithë.Ndonëse është një iluzion optik, fotot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit.