.

“Gëzuar ditëlindjen, mbretëresha ime”, Marina i bën dedikimin special Eli Farës, ja sa vjeç mbush këngëtarja

Edhe pse fillimisht u njoh si vajza e këngetares së njohur Eli Fara, Marina ka arritur të marrë më tej vëmendjen e mediave për shkak të fotove provokuese që nxjerr në rrjetet sociale.

Sot nëna e saj feston 51 vjetorin e lindjes, ndaj Marina i ka bërë një dedikim prekës duke i shprehur dashurinë dhe duke i treguar se sa e çmuar është për të.
Ajo ka publikuar një foto të vjetër bashkë me nënën e saj dhe në mbishkrimin e fotos ka bërë urimin e veçantë të ditëlindjes.

“Ne nje dite si sot lindi nena me e mire ne bote..Te uron motra te behesh 100 vjet Jeta ime ka nisur duke hapur syte dhe duke dashuruar fytyren tende , kur numeroj gjerat e cmuara qe kam ne jete ty te numeroj dy here, zemra jote eshte vendi me i sigurt per mua ,ti ne mbreteresha ime nuk ka fjale qe mund te pershkruaje dashurine qe kam per ty ..Te dua Gezuar Ditëlindjen,” shkruan Marina.