.

(Video) Dëshmitari ‘X’/ Gazetari Olldashi për ‘Studio e Hapur’: Dola publikisht sepse ndjeva se jeta ime ishte në rrezik

Në një lidhje telefonike me emisionin ‘Studio e Hapur’ gazetari Jetmir Olldashi tregoi se është detyruar të dalë publikisht e të pranojë se e bëri ai , pasi ndihej në rrezik sepse u identifikua dhe u linçua nga mediat.

Olldashi: “Janë tre biseda me tre trafikantë të ndryshëm. Këto materiale që kanë dalë sot tregon se ishin pjesë e një investigimi që është bërë brenda një dite. Vendosja t’ja jepja PD për sigurinë time”

Rakipllari: “Jeni i sigurtë që është zëri i Agron Xhafës aty”

Olldashi: “Nuk mund të vërtetoj zërin, është punë e prokurorisë”

Nazarko: “Unë të besoj ty, je shumë i besueshëm”

Olldashi: “Nuk mund të flas për një gjë që nuk kam marrë rezultate ekspertize”

Lubonja: “Ju thoni që ka një problem sepse ju nuk keni qenë aty, por detyra jote ka qenë ta shikosh se me kë ka qenë aty.”

Olldashi: “Kur shkova të bëj këtë investigim, targeti nuk ishte Agron Xhafaj, por situata me drogën në Vlorë. Kur shkuan një herë te lokali i Agron Xhafës, nuk mund të shkoja për herë të dytë, pasi do vija në rrezik kokën time”

Lubonja: “Cili është versioni lidhur me atë që dëshmitari ‘X’ tha se nuk kishte përgjues e pastaj dole ti dhe the jam unë. Ishte kjo një gjë që ju s’kishit vendosur ta thonit, apo ishte strategji e PD-së për të dhënë një copë njëherë e një copë një herë tjetër”

Olldashi: “Dëshmitarin ‘X’ doja të transmetohej te emisioni im. E kam zhvillu intervistën me kamerën e PD-së. PD vendosi ta transmetonte vetë. Unë dola publikisht sepse unë u identifikova dhe ndjehesha në rrezik. Se kisha ndërmend të dilja, por u ndjeva në rrezik, dola publikisht pasi e kuptova që u identifikova dhe isha në rrezik.”