.

(Video) A ndiheni i kërcënuar?/ Ja si përgjigjet Jetmir Olldashi për ‘Studio e Hapur’

Në një lidhje telefonike me emisionin ‘Studio e Hapur’ gazetari Jetmir Olldashi tregoi se është detyruar të dalë publikisht e të pranojë se e bëri ai , pasi ndihej në rrezik sepse u identifikua dhe u linçua nga mediat.

Olldashi: “Janë tre biseda me tre trafikantë të ndryshëm. Këto materiale që kanë dalë sot tregon se ishin pjesë e një investigimi që është bërë brenda një dite. Vendosja t’ja jepja PD për sigurinë time”

Rakipllari: “Jeni i sigurtë që është zëri i Agron Xhafës aty”

Olldashi: “Nuk mund të vërtetoj zërin, është punë e prokurorisë”

Nazarko: “Unë të besoj ty, je shumë i besueshëm”

Olldashi: “Nuk mund të flas për një gjë që nuk kam marrë rezultate ekspertize”

Lubonja: “Ju thoni që ka një problem sepse ju nuk keni qenë aty, por detyra jote ka qenë ta shikosh se me kë ka qenë aty.”

Olldashi: “Kur shkova të bëj këtë investigim, targeti nuk ishte Agron Xhafaj, por situata me drogën në Vlorë. Kur shkuan një herë te lokali i Agron Xhafës, nuk mund të shkoja për herë të dytë, pasi do vija në rrezik kokën time”

Lubonja: “Cili është versioni lidhur me atë që dëshmitari ‘X’ tha se nuk kishte përgjues e pastaj dole ti dhe the jam unë. Ishte kjo një gjë që ju s’kishit vendosur ta thonit, apo ishte strategji e PD-së për të dhënë një copë njëherë e një copë një herë tjetër”

Olldashi: “Dëshmitarin ‘X’ doja të transmetohej te emisioni im. E kam zhvillu intervistën me kamerën e PD-së. PD vendosi ta transmetonte vetë. Unë dola publikisht sepse unë u identifikova dhe ndjehesha në rrezik. Se kisha ndërmend të dilja, por u ndjeva në rrezik, dola publikisht pasi e kuptova që u identifikova dhe isha në rrezik.”

Vasili: “Si të vërtetohet se nuk është zëri i Xhafajt?”

Olldashi: “Zoti Xhafaj të dalë në një intervistë për mediat. Duhej ta kishte bërë edhe këtë para se të shkonte në Itali”

Lubonja: “Audio ka atë cilësi sa të dallohet zëri mirë?”

Olldashi: “Nuk e di si e ka bërë kryeministri ekspertizën brenda natës. Pse nuk e publikoi ekspertizën?”

Në prokurori kam deponuar të gjithë deklaratën time që e kam bërë publike. Në prokurori të gjitha pyetjet kanë qenë brenda kornizës normale”

Rakipllari: “A ka bërë verifikim PD-ja nëse materiali audio dhe video ëshët autentik”

Olldashi: “Nuk di ta them këtë. Materialin e kam çuar unë te PD-ja”

Rakipllari: “A ka mundësi që kjo të jetë siç thotë kryeministri dhe ministri?”

Olldashi: “S’ka asnjë lidhje me skenarët politikë dhe kriminal. Unë nuk jam kundër Reformës në Drejtësi, kështu që kryeministri ja fut kot”

Vasili: “A keni pasur ndonjë kërcënim?”

Olldashi: “Përveç mediave që po merren shumë me jetën time, nuk kam marrë dhe as nuk ndihem i kërcënuar.”

Vasili: “DO të ketë të reja të tjera për Agron Xhafajn? Posedoni materiale të tjera”

Olldashi: “Materialet e plota janë në prokurori. Nga ato që i kam dhënë unë PD-së nuk besoj të ketë çfarë të nxjerrë PD-ja tjetër material. Nuk jam unë gazetari i vetëm. Mund të ketë edhe gazetarë të tjerë që janë marrë me përgjim”