.

PD reagon pas deklaratave të Nikollës: Xhaxhi tani mund t’i fus një “chat” me ministren

Pas reagimit nga Ministria e Arsimit në lidhje me mbledhjen e ID-vë të prindërve, ka ardhur dhe një përgjigje nga ana e Partisë Demokratike.

 “Nga sot e tutje që ka dorëzuar ID dhe adresën email, sipas ministres, ai xhaxhai do mund të ulet qetë-qetë para kompjuterit, do dredhi një duhan dhe mund t’i fusë një “chat” me ministren, për të folur për arritjet “gjigande” në arsimin shqiptar”, shkruan më tej deputeti demokrat Boçi me ironi.

Postimi i plotë:

ID-ja E MINISTRES

Gallatë e madhe me këtë ministren e Arsimit!

Sot pas shumë kërkimesh, e zbuloi më në fund pse kërkonte ID e prindërve?!

Përgjigja ishte epike…

E donte që mos të ngatërronte “Linditat” e shumta që janë në gjithë Shqipërinë, jo për ndonjë gjë tjetër.

E donte për ta futur ID në kompjuter dhe që më pas me anë të email t’i informonte prindërit për politikat “e mëdha arsimore” !!!???

Madje ajo mund t’ua merrte dhe pa i pyetur fare se shteti i disponon, duke harruar që me ligj asnjë institucion nuk mund t’i transmetojë të dhënat personale, por si “grua zonjë” po i pyet, po i merr dorën!!?

I ankohej atij xhaxhait që ai informacionin e merrte vetëm nga TV.

Nga sot e tutje që ka dorëzuar ID dhe adresën email, sipas ministres, ai xhaxhai do mund të ulet qetë-qetë para kompjuterit, do dredhi një duhan dhe mund t’i fusë një “chat” me ministren, për të folur për arritjet “gjigande” në arsimin shqiptar.

Dhe një kaq gjë të thjeshtë askush nuk e kishte kuptuar më parë!?

Sa keq?!!

Prandaj nuk ecim para ne….,

donte me thanë Ministrja e ….Arsimit.