.

PD del me akuza të forta kundër Ramës: Ja pse nuk jep përgjigje për…

Partia demokratike, në një konferencë për mediat, mbajtur nga deputeti demokrat, Edi Paloka ka lëshuar akuza të tjera kundër kryeministrit Rama.

Paloka në deklaratën e tij, thotë se Rama po zbaton një skenar për të mbyllur hetimet për të mos vënë para përgjegjësisë vëllain e ministrit.

Pjesë nga deklarata:

Edi Rama po zbaton një skenar kriminal duke mbyllur hetimet pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm.

Rama nuk ka treguar se cila është kjo agjenci. Dhe Xhafaj tha të njëjtën gjë, por nuk tregojnë se  cila është kjo agjenci.

Asnjë agjenci e specializuar nuk mund të bëj këtë pasi nuk mund të bëj të zezën të bardhë.

Rama dhe Xhafaj e di që zëri i është i vëllait të tij. Ai nuk u është përgjigjur gazetarëve për agjencinë që ka bërë këtë ekspertizë.

Xhafaj po qëndron në pushtet për të prishur këto prova , me kukullat e tij në Prokurori. Prandaj duhet të bashkohemi të shtunën së bashku që të  rrëzojmë këtë qeveri. Duam një qeveri që të jetë e denjë për të hapur negociatat. Duam një drejtësi të vërtetë dhe jo një drejtësi të kapur. Prandaj  ftoj të gjithë qytetarët të shtunën në  orën 11 në protestë.