.

Kërcënohet ambasadorja e Kosovës në SHBA. Diplomatja publikon mesazhet (FOTO)

Kërcënime të forta kanë mbërritur në faqen zyrtare të facebook-ut të diplomates së njohur shqiptare.

Bëhet fjalë për ambasadoren e Republikës së Kosovës, në SHBA, Vlora Çitaku, në adresë të të cilës kanë mbërritur disa kërcënime rishtazi nga disa serbë.

Diplomatja i ka publikuar të njëjtat në profilin e saj në “Facebook” duke thënë se nuk frikësohet aspak prej tyre.

Mesazhet e urrejtjes nga fqinjët tanë të veriut. Sigurisht, unë nuk po i publikoj sepse kam frikë, por po i publikoj sepse janë qesharake. Shikoni disa mostra,  shijoje fundjavën”, ka shkruar Çitaku.

Ambasadorja në SHBA është duke përfaqësuar Kosovën edhe në Këshillin e Sigurimit.

Në çdo seancë të OKB-së, që ka të bëjë për Kosovën, Çitaku përballet tejet shkëlqyeshëm ndaj ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç.