.

Gjërat nuk qenkan ashtu siç duken! Ja çfarë e bëri Eleni Foureiran të shpërthente në lot për orë të tëra para pjesëmarrjes në Eurovizion

Në një intervistë për mediat greke, këngëtarja me origjinë shqiptare, përfaqësuese e Greqisë në Eurovizion, Eleni Foureira ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur në pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël madhështor.

Ndonëse në sytë e të tjerëve gjërat duken të thjeshta, Eleni tregon se ka kaluar një stres të madh dhe përveç presionit që ajo ka pasur nga Greqia për shkak të deklaratave në lidhje me origjinën e saj shqiptare, ka humbur edhe në peshë.

“Përveç këngës unë duhet edhe të kërceja prandaj nuk duhet të haja asgjë 5 orë pëpara provave. Brenda 10 ditëve kam humbur 3 kilogramë. Ushqimi im kryesor ishte vakti i mëngjesit dhe omëleta e mrekullueshme e hotelit. Isha në skenë nga ora 08:00 deri në orën 12 të darkës”, -shprehet këngëtarja.
Për shkak të sulmeve personale, ajo mbyllej në dhomë dhe qante për orë të tëra.
Megjithatë pavarësisht vështirësi ajo arriti të renditej e dyta në festival.