.

“Dëshmitari X” flet pas daljes nga Prokuroria: Agroni duhej të më shlyente…(VIDEO)

Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “dëshmitari X”, në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike deklaron për “Panorama”, se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda i ka qëndruar gjithçkaje që ka deklaruar në video.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga  Prokuroria, Albert Veliu rrëfen edhe arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë akt ndaj ish-shokut të tij, Agron Xhafaj. Sipas Veliut, rrëfimi i tij për veprimtarinë e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, janë detyrime që Agroni duhet t’i shlyente ndaj tij pas daljes nga burgu.

“Dëshmitari X”, në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike në datën 14 maj, flet edhe për kërcënimet e marra pas publikimit të përgjimeve. Veliu, në rrëfimin e tij për “Panorama”, deklaron se ka bërë një jetë normale, por thekson se nuk ka borxhe ndaj askujt.